Abdixhiku mbështet Osmanin për shpërndarjen e Kuvendit: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por vendimi tani u takon qytetarëve

Kryetari i Lidhjës Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shprehur mbështetje për dekretin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit.

Abdixhiku bëri të ditur se e mirëpret vendimin e presidentes, duke e vlerësuar atë si një akt që sipas tij tregon përgjegjësi dhe qartësi kushtetuese në mbrojtje të rendit kushtetues dhe funksionimit normal të institucioneve të shtetit, njofton Dukagjini.

Ai theksoi se dështimi politik dhe përpjekjet për imponim nuk mund të prodhojnë, siç u shpreh, debate artificiale politike apo zvarritje procedurale që do ta çonin vendin drejt një situate pa norma dhe rregulla.

“Mbështes dhe mirëpres, siç edhe pritej, dekretin dhe qëndrimin e Presidentes së Republikës Vjosa Osmani Sadriu, për shpërndarjen e Kuvendit. LDK vlerëson përgjegjësinë dhe qartësinë kushtetuese të treguar në këtë vendim nga ajo, në mbrojtje të rendit kushtetues dhe funksionimit normal të institucioneve të Republikës. Dështimi politik, bashkë me tendencat e rrezikshme të imponimit e improvizimit, nuk mund të prodhojnë as debate artificiale politike e as zvarritje procedurale që do ta shndërronin Republikën tonë në një vend pa norma dhe pa rregulla”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku bëri të ditur se LDK-ja është e gatshme të marrë pjesë në konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe t’u drejtohet qytetarëve për një zgjidhje të re demokratike.

Megjithatë, ai shtoi se zgjedhjet nuk kanë qenë alternativa e preferuar e kësaj partie, duke i cilësuar ato si të panevojshme dhe të shmangshme.

Sipas tij, përpjekjet për kapje njëpartiake të pozitave shtetërore kanë penguar arritjen e një kompromisi politik.

“Në këtë frymë, jemi të gatshëm të marrim pjesë në konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe t’i drejtohemi qytetarëve për zgjidhjen e re demokratike. Zgjedhjet nuk ishin asnjëherë alternativa e preferuar e LDK-së. Përkundrazi, ato ishin krejt të panevojshme dhe lehtësisht të shmangshme. Fatkeqësisht, apetitet për kapje njëpartiake të të gjitha pozitave shtetërore parandaluan çdo kompromis eventual. Tani vendimi i takon qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në demokraci, fjala e fundit gjithmonë i takon sovranit”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika