Dekreti për shpërndarje të Kuvendit është jokushtetues thotë Kurti

Kryeministri Albin Kurti në konferencë për media ka thënë se është Gjykata Kushtetuese ajo që duhet të thotë fjalën e saj, nëse duhet të ketë zgjedhje të reja apo jo.

Ai më tej është shprehur se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për të shpërndarë Kuvendin është jokushtetues.

“Dekreti për shpërndarjen nuk është kushtetues sepse kompetenca për shpërndarjen e Kuvendit mund të ushtrohet vetëm në rastet e paracaktuara shprehimisht nga Kushtetuta”.

”Dekreti per shperndajen e Kuvendit dhe zgjedhjet e reja nuk eshte Kushtetues. Prandaj ky përbën edhe një lëndë për Gjykatën Kushtetuese, andaj le të presim me durim”, ka thënë ai.

Më tej ai është shprehur:

”Nuk besoj qe zgjedhjet e perseritura jane zgjidhje. Nuk shoh diferenca te medha (ne rezultat). I falenderoj edhe kryetarin Hamza edhe kryetarin Abdixhiku për këtë qasje të re. Takimet ishin konstruktive. I falenderoj që edhe kur nuk jemi takuar, kemi komunikuar. Kemi komunikuar direkt, pa sekretarë e ndërmjetës”.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika