Daut Haradinaj: Kurti i bëri “tradhti pas shpine” Osmanit, imazhi i saj e ka ndihmuar Vetëvendosjen

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka deklaruar se përjashtimi i Vjosa Osmanit nga gara për presidente ishte një befasi dhe një “tradhti pas shpine” nga kryeministri Albin Kurti.

Në emisionin “Blic Interview me Astrit Gashin”, Haradinaj tha se fillimisht kishte bindjen se Osmani do të ishte kandidatja e Lëvizja Vetëvendosje për një mandat të dytë në krye të shtetit.

Sipas tij, jo vetëm Vjosa Osmani, por edhe partitë opozitare parlamentare kishin krijuar përshtypjen se ajo ishte në garë për këtë pozitë, duke parë angazhimin e saj në mbështetje të Vetëvendosjes.

Ai përmendi edhe angazhimin e Osmanit në fushatën zgjedhore të vitit të kaluar, vendimin për caktimin e datës së zgjedhjeve më 28 dhjetor si dhe mandatimin e Glauk Konjufca për kryeministër si veprime që, sipas tij, krijuan bindjen se ajo ishte pjesë e planeve të Vetëvendosjes për presidencën.

Haradinaj shtoi se pas refuzimit nga familja Jashari për të pasur një kandidat për president, ai kishte pritur që Vetëvendosje të kthehej në “pikën zero” dhe të propozonte Osmanin për këtë post.

Unë mendoj që Vjosa Osmani ka qenë e bindur se do të jetë kandidate nga LVV-ja për presidente të vendit. Po ashtu edhe ne, partitë opozitare parlamentare, kemi besuar se ajo është në garë për këtë pozitë dhe për mandatin e dytë, sepse ishte plotësisht në shërbim të kësaj partie – si në fushatën elektorale të vitit të kaluar, pastaj te caktimi i datës së zgjedhjeve më 28 dhjetor, e deri te mandatimi i Glauk Konjufcës për kryeministër. Pas refuzimit të familjes Jashari që të kenë një kandidat për president, unë kam besuar se Vetëvendosje do të kthehet përsëri në pikën zero dhe do ta propozojë Vjosa Osmanin për presidente”, tha Haradinaj.

Sipas tij, opozita nuk kishte qenë shumë refuzuese ndaj kandidaturës së Osmanit, madje kishte vlerësuar pozitivisht lëvizjet e saj të fundit, veçanërisht në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai shtoi se imazhi i Osmanit ka ndikuar dukshëm në rezultatin e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke theksuar se pa të, rezultati i kësaj partie nuk do të kishte qenë i njëjtë. Sipas Haradinajt, çdo pasojë nga ky zhvillim politik mund t’i kushtojë drejtpërdrejt Kurtit.

Ne si opozitë nuk kemi qenë shumë refuzues për pozitën e Osmanit në këtë garë. Sidomos kohët e fundit, lëvizjet e saj i kemi vlerësuar shumë, në veçanti për shkak të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për neve ka qenë befasi eliminimi i saj nga gara. Ajo ishte një tradhti pas shpine që ia bëri Kurti zonjës Osmani. Po të mos ishte Osmani, rezultati i Vetëvendosjes në zgjedhjet e 28 dhjetorit nuk do të ishte ai që doli. Jam i bindur që imazhi i saj e ka ndihmuar shumë Vetëvendosjen; përndryshe dëmi do t’i shkojë direkt Albin Kurtit, pikërisht nga zonja Osmani”, deklaroi Haradinaj./GazetaBlic.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika