Forcat e Armatosura të Gjermanisë (Bundeswehr) kanë bërë të ditur se po planifikojnë të tërheqin më shumë ushtarë nga Lindja e Mesme si pasojë e luftës me Iranin.
Sipas një zëdhënesi nga Bundeswehr-i, i cili nuk u identifikua, për shkak të situatës së sigurisë, ushtarët po tërhiqen nga misioni i OKB-së në Liban.
Numri i ushtarëve gjermanë të vendosur në Erbil të Irakut tashmë është reduktuar ndjeshëm.
Sipas një raporti nga RND, ushtarët tashmë janë tërhequr nga Bahreini, ndërsa përgatitjet po vazhdojnë edhe në Kuvajt. Gjithashtu, ushtarët dhe stafi i ambasadës janë zhvendosur nga Bagdadi në Jordani, por zëdhënësi nuk pranoi të komentojë mbi raportin.
Së fundmi, rreth 500 ushtarë të Bundeswehr-it ishin të vendosur në të gjithë rajonin, kryesisht në Irak dhe Jordani.
SHBA-ja dhe Izraeli kanë vazhduar sulmet ajrore ndaj Iranit që nga 28 shkurti, duke pretenduar se po veprojnë për shkak të kërcënimeve dhe për të shkatërruar industrinë e raketave dhe infrastrukturën bërthamore të Teheranit.
Irani është kundërpërgjigjur duke shënjestruar Izraelin dhe vendet e rajonit, përfshirë disa vende të Gjirit që strehojnë baza amerikane, duke shkaktuar gjithashtu tronditje në tregjet globale.