SHBA përdor bazat ushtarake britanike për operacione mbrojtëse kundër kërcënimeve nga Irani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë filluar të përdorin bazat ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për të zhvilluar operacione specifike mbrojtëse me qëllim pengimin e Iranit nga lëshimi i raketave në rajon.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe përmes një njoftimi të publikuar në platformën X.

Ky zhvillim vjen pas disa ditësh kritikash nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili kishte shprehur pakënaqësi ndaj Londrës për atë që e kishte cilësuar si nivel të pamjaftueshëm bashkëpunimi nga ana e aleatit britanik.

Sipas komunikatës zyrtare, Mbretëria e Bashkuar ka dërguar gjithashtu në rajon një helikopter të tipit Merlin për të përforcuar aktivitetet e mbikëqyrjes dhe monitorimit.

Në të njëjtën kohë, avionët luftarakë Typhoon dhe F-35 të Forcave Ajrore Mbretërore vazhdojnë të kryejnë patrullime në hapësirën ajrore mbi Qipro, Jordani dhe Katar.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Të fundit nga rubrika