Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar dekretin e saj që është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se askush nuk është i pagabueshëm dhe se për këtë arsye ekziston ky institucion.
Gjatë një interviste në Syri TV me gazetarin Çim Peka, Osmani tha se nuk pretendon të jetë e pagabueshme.
“Unë nuk jam pejgamber që të mos bëj asnjëherë në jetë gabime. Prandaj ekziston Gjykata Kushtetuese”, deklaroi ajo.
Osmani shtoi se, sipas saj, gjatë viteve të fundit ka pasur raste të shumta kur Kushtetuta është shkelur nga institucione të ndryshme.
“Edhe për presidentë paraprakë, edhe për kuvendin, edhe për këtë kryeministër, ka dhjetëra herë që e kanë shkelur Kushtetutën. Përderisa unë jam e bindur vetëm duke u bazuar në interesin publik e kam marrë këtë vendim”, theksoi presidentja lidhur me dekretin e saj.