Irani ka nisur sulme të reja me raketa drejt Izraelit, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, sipas njoftimeve zyrtare nga këto vende.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), njoftuan se sistemet mbrojtëse ajrore janë aktivizuar për të kapur raketat, ndërsa banorëve në zonat e rrezikuara u është dërguar paralajmërim për t’u strehuar, raporton BBC.
Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe deklaroi se mbrojtja ajrore është duke reaguar ndaj “kërcënimeve me raketa dhe dronë që vijnë nga Irani”, duke u bërë thirrje qytetarëve të respektojnë udhëzimet e sigurisë.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Katarit bëri të ditur se forcat e armatosura kanë arritur të kapin një sulm me raketa që synonte territorin e vendit.