Sot do të jenë sulmet më intensive të SHBA-së ndaj Iranit, thotë sekretari i Mbrojtjes

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth, ka deklaruar se sot pritet të jetë dita më intensive e sulmeve amerikane ndaj Iranit që nga fillimi i operacionit, me pjesëmarrjen e “më shumë avionëve luftarakë, bombarduesve dhe sulmeve”.

Ai ka shtuar se Irani ka lëshuar më pak raketa brenda 24 orëve, niveli më i ulët që nga nisja e konfliktit.

Po ashtu, Kryetari i Shtabit të Përbashkët të SHBA-së, Gen Dan Caine, ka theksuar se sulmet me raketa balistike kanë rënë 90% që nga fillimi i operacionit, ndërsa dronët njëkahëshe sulmuese kanë pësuar ulje prej 83%.

Gjithashtu, SHBA po shqyrton opsione për të eskortuar anijet përmes Strait of Hormuz, tha Caine, raporton BBC.

Hegseth i bëri thirrje Mojtaba Khamenei, udhëheqësit të ri suprem të Iranit, të dëgjojë mesazhin e Donald Trump për të mos ndjekur armët bërthamore.

Në lidhje me masat për të minimizuar viktimat civile, Hegseth ka thënë çdo pretendim do të hetohet dhe se “asnjë vend nuk merr më shumë masa për të siguruar që civilët të mos jenë objektiv sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Ai ka shtuar informacionet nga burimet publike nuk mund të vendosin për çfarë ka ndodhur saktësisht në terren.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika