Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka theksuar nevojën e rikthimit të stabilitetit politik në vend gjatë një takimi me presidenten Vjosa Osmani.
Ai ka theksuar se stabiliteti është i domosdoshëm për të avancuar agjendat e brendshme dhe ato ndërkombëtare të Kosovës.
“Sot bisedova me presidenten Osmani rreth nevojës urgjente për kthimin e stabilitetit politik të Kosovës për të mundësuar përparimin në agjendat e brendshme dhe ndërkombëtare. Në këtë kohë pasigurie të shtuar politike, diskutimi politik i respektueshëm dhe konstruktiv është jetik për të gjetur një rrugë përpara”, ka shkruar ai në Facebook.
Osmani pret në takim ambasadorin britanik: Gjuha kërcënuese nuk ka vend në diskursin publik