Mbi 40 mijë amerikanë janë larguar nga Lindja e Mesme

Më shumë se 43 mijë shtetas amerikanë janë kthyer në Shtetet e Bashkuara nga Lindja e Mesme që nga fillimi i konfliktit me Iranin më 28 shkurt, ka bërë të ditur një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Zëdhënësi Tommy Pigott tha se departamenti ka asistuar 30 mijë prej tyre përmes një task-force të krijuar posaçërisht për këtë qëllim, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Shtetet e Bashkuara kanë realizuar më shumë se dy duzina fluturime çarter për të ndihmuar amerikanët të evakuohen nga rajoni, megjithëse këto fluturime kanë operuar mesatarisht me më pak se 40% të kapacitetit, pasi shumë amerikanë kanë zgjedhur të udhëtojnë me linja komerciale.

Fluturimet çarter dhe operacionet e transportit tokësor për largimin nga Lindja e Mesme vazhdojnë të zhvillohen.

Çdo shtetas amerikan mund të kërkojë ndihmë, sipas DASH-it.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika