Hashani: Rritja e çmimeve po godet drejtpërdrejt qytetarët, qeveria duhet të ndërhyjë

Lidhur me shtrenjtimin e çmimeve në Kosovë ka folur profesori i ekonomisë Medain Hashani.

Ai në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka thënë se rritja e çmimeve në mënyrë direkte reflektohet tek kuleta dhe jeta e qytetarëve të vendit.

“Nuk kemi lëvizje të pagave, nuk kemi lëvizje të qeverisë dhe hapave të cilët do të duhej t’i merrte ajo, sidomos në raport me krizat, siç është kriza e tanishme mes SHBA-ve, Izraelit dhe Iranit”.

“Kjo ka reflektuar normalisht në ekonominë e Kosovës. Nëse i analizojmë statistikat e Doganës së Kosovës, pjesa e derivateve që po diskutohet më së shumti, sepse është një produkt i cili ka një impakt zinxhiror në rritjen e kostove të të gjitha shërbimeve…”, ka thënë ai.

Më tej Hashani ka shtuar se qeveria e vendit duhet të ndërhyjë në raste të tilla.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika