CBS: Sulmi iranian ndaj bazës amerikane në Kuvajt la gjashtë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Bilanci i sulmit të kryer nga Irani ndaj një baze amerikane në Port Shuaiba, Kuvajt, pak orë pas shpërthimit të luftës, rezulton të jetë më i rëndë nga sa është pranuar fillimisht nga Uashingtoni. Kështu raporton televizioni amerikan CBS.

Sipas këtij mediumi, dronët iranianë nuk shkaktuan vetëm vdekjen e gjashtë ushtarëve amerikanë, por lanë të plagosur edhe dhjetëra të tjerë me lëndime serioze, përfshirë trauma në kokë, plagë nga copëzat e shpërthimit dhe djegie. Njërit prej ushtarëve iu desh edhe amputimi i një gjymtyre.

Burime të cituara nga CBS përshkruajnë një situatë kaotike menjëherë pas sulmit të ndodhur më 1 mars, i cili goditi një qendër operative taktike brenda bazës. Sipas tyre, shpërthimi e mbushi shpejt ndërtesën me tym, duke vështirësuar ndërhyrjen dhe operacionet e shpëtimit.

Raportohet se më shumë se 30 ushtarë vazhdojnë të trajtohen në spital, ndërsa 20 prej tyre janë transferuar në Landstuhl të Gjermanisë, për shkak të plagëve të rënda që kërkonin evakuim mjekësor.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika