Ambasada e SHBA-së: Grupe të lidhura me Iranin po sulmojnë hotele në Irak

Ambasada e SHBA-së në Bagdad ka njoftuar se grupe terroriste të mbështetura nga Irani kanë sulmuar hotele që frekuentohen nga shtetas amerikanë në Irak.

Në një paralajmërim për qytetarët amerikanë, ambasada kërkon që ata të qëndrojnë vigjilentë dhe të jenë të përgatitur për sulme të mëtejshme, veçanërisht ndaj infrastrukturës së energjisë dhe naftës të pronësisë amerikane në vend.

“Irani dhe grupet e milicisë terroriste të lidhura me Iranin vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të konsiderueshëm për sigurinë publike. Qytetarëve amerikanë u kërkohet të qëndrojnë vigjilentë, të ruajnë një profil të ulët dhe të qëndrojnë larg zonave që mund t’i bëjnë ata shënjestër”, thuhej në njoftimin e Ambasadës, raporton BBC.

“Mbledhja në zona të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose me grupe qytetarësh të tjerë amerikanë mund t’ju vërë në rrezik”.

Në njoftim gjithashtu thuhet se largimi nga Iraku mund të jetë opsioni më i sigurt për shtetasit amerikanë.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika