Bytyqi: Zgjedhjet janë qëllim, këtu është luftë mes Osmanit dhe Kurtit

Analisti politik Ardian Bytyqi ka vlerësuar se diskutimet për zgjedhje të reja lidhen më shumë me zhvillimet dhe rivalitetet politike.

Sipas tij, në thelb të zhvillimeve aktuale qëndron raporti i tensionuar mes kryeminsitrit Albin Kurti dhe dhe presidentes Vjosa Osmanit i cili, sipas vlerësimit të tij, nuk është krijuar së fundmi.

“Zgjedhjet më shumë është qëllim sesa konvenim. Po them këtu është lufta mes dy personaliteteve, mes dy taborëve. Që është Vjosa Osmani dhe Albin Kurti. Vjosa po mendon me nda në një farë formë pushtet sepse unë kam vërejtje se ai dallimi, ato cikërrimat mes Albinit dhe Vjosës nuk kanë lind në këto momentet e fundit. Dhe ajo që  më ka lënë përshtypje të madhe, në kuptimin negativ, si ka mundur një personalitet siç ka qenë kryeministri Kurti për 6 vite të jetë i mirë me Vjosa Osmanin dhe për në momentin që nuk e ka shpall kandidate për presidente ajo madje filloi t’i quaj edhe njerëz të rrezikshëm…”, ka thënë Bytyqi.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika