Real Madrid ka dyfishuar epërsinë ndaj Manchester City në përballjen që po zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.
Pas golit të parë, Federico Valverde ka realizuar edhe golin e dytë në minutën e 28-të, duke e çuar rezultatin në 2:0 për madrilenët.
Mesfushori uruguaian po shkëlqen në këtë ndeshje të UEFA Champions League, duke qenë vendimtar në avantazhin e hershëm të skuadrës së tij ndaj kampionëve anglezë.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi Federico Valverde në minutën e 20-të, duke i dhënë avantazhin skuadrës madrilene në këtë duel të rëndësishëm të UEFA Champions League.