Policia e Kosovës ka realizuar një kontroll në një banesë në Suharekë, ku është arrestuar i dyshuari L.Sh.
Gjatë kontrollit, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë gjetën dhe sekuestruan 178.72 gram marihuanë dhe 0.91 gram kokainë, një armë zjarri automatike (dyshohet me gas) pa numër serik me karikator dhe 16 fishekë 9 mm, katër shishe të dyshuara se përmbanin lëndë djegëse me mekanizëm ndezës, një rrotull foli alumini, një telefon mobil, si dhe para të gatshme në vlerë prej 350 euro dhe 60 franga zvicerane.
Njësia EOD mori në trajtim mjetet e dyshuara të rrezikshme për asgjësim të sigurt.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, L.Sh. është ndaluar për 48 orë dhe dërguar në qendrën e ndalimit.
Rasti po hetohet për veprat penale të parashikuara në nenet 267 dhe 366 të Kodit Penal të Kosovës.
Hetimet vazhdojnë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Njësia në Prizren.