Trump: Çmimet e naftës do të bien ndjeshëm

Çmimet e naftës janë rritur sërish, pasi kishin shënuar tashmë rritje gjatë luftës mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit me Iranin.

Megjithatë, duke folur dje para mbështetësve të tij në Kentaki, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se vendimi i djeshëm i 32 vendeve për të liruar rezerva të naftës do të ulë ndjeshëm çmimet e naftës, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Më herët gjatë ditës, teksa vizitonte një biznes në Sinsinati, Trump i quajti luhatjet e çmimeve të naftës një “çështje lufte”.

“Çmimet po bien në mënyrë shumë të ndjeshme. Nafta do të bjerë. Kjo është thjesht një çështje lufte që ndodh. Mund ta parashikoni pothuajse. Do të thosha se u rrit pak më pak se sa menduam. Do të bjerë më shumë sesa ne, sesa kushdo e kupton”, shtoi Trump.

Më vonë ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara do ta “shqyrtojnë shumë seriozisht” situatën në Ngushticën e Hormuzit.

“Ngushtica është në gjendje shumë të mirë. Ne ua kemi shkatërruar të gjitha anijet. Ata kanë disa raketa, por jo shumë”, tha ai.

Çmimi i naftës kalon 100 dollarë pavarësisht lirimit rekord të rezervave

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika