Dënohet një person dhe një kompani për mashtrim me grant bujqësor në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dhënë një aktgjykim dënues ndaj kompanisë “E.D&C” SH.P.K dhe personit përgjegjës të saj, V.H., lidhur me veprën penale të mashtrimit.

Sipas njoftimit të gjykatës, pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe vlerësimit të provave personale dhe materiale, trupi gjykues ka konstatuar se kompania “E.D&C” SH.P.K është fajtore për veprën penale të mashtrimit. Për këtë arsye, personi juridik është dënuar me gjobë prej 6,000 euro, e cila duhet të paguhet brenda 30 ditëve nga momenti kur aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

Ndërkohë, i pandehuri V.H. është shpallur gjithashtu fajtor për mashtrim dhe është dënuar me dy vite burgim, si dhe me një gjobë prej 2,000 euro. Ekzekutimi i këtyre dënimeve do të bëhet pasi vendimi gjyqësor të bëhet i plotfuqishëm.

Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 15 maj 2019 në Ferizaj. I dëmtuari R.H. kishte vizituar zyrën e kompanisë “E.D&C” SH.P.K për të diskutuar rreth përgatitjes së një plani biznesi me qëllim aplikimin për një grant bujqësor, i cili thuhej se financohej nga shtete të huaja.

Në atë rast, i pandehuri V.H., në cilësinë e personit përgjegjës të kompanisë, i kishte premtuar të dëmtuarit se nëse paguante 4,280 euro në llogarinë e kompanisë, do të përfitonte një grant bujqësor, konkretisht një traktor me vlerë rreth 25,000 euro.

I dëmtuari kishte kryer pagesën në bankë në emër të kompanisë dhe, përveç kësaj, kishte paguar edhe 800 euro për hartimin e planit të biznesit. Megjithatë, sipas gjetjeve të gjykatës, pasi kishte marrë paratë, i pandehuri nuk kishte mbajtur më kontakte me të dëmtuarin dhe nuk i kishte kthyer mjetet financiare, ndërsa granti i premtuar nuk ishte realizuar.

Si rezultat i këtij veprimi, të dëmtuarit i është shkaktuar një dëm material prej rreth 5,080 euro.

Gjykata, përmes një aktvendimi të veçantë, ka caktuar masën e paraburgimit për të pandehurin, e cila do të zgjasë deri në momentin kur aktgjykimi të bëhet i formës së prerë, por jo më shumë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Palët në procedurë kanë të drejtë ankese brenda 30 ditëve nga pranimi i aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa duhet të paraqitet në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika