Ish-atasheu i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Xhavit Gashi, ka vlerësuar lartë letrën e drejtuar, Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, nga një grup kongresistësh dhe senatorësh amerikanë për shqetësimin e tyre lidhur me raportimet se administrata e presidentit Donald Trump mund të reduktojë praninë e trupave amerikane në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Gashi, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se lajmi i mirë është se nuk ka vendim për tërheqje të forcave amerikane nga KFOR-i.
“Lajmi i mirë që duhet të jetë i qartë për të gjithë ne në Kosovë, por edhe në rajon është që nuk ka asnjë vendim për tërheqjen e forcave amerikane nga Ballkani apo nga KFOR-i dhe kjo besoj që është e rëndësishme të dihet. Nuk do të thotë që nuk ka pasur diskutime dhe kjo letër është fat i mirë që është një letër e tillë e dërguar nga një grup i ligjvënësve ndërpartiak që tregon edhe njëherë mbështetjen që kemi nga Kongresi dhe Senati për Kosovën dhe miqësinë e kahershme me ta. Gjatë muajit shkurt patën dalë disa raporte në mediume globale për këtë mundësi të rialokimit të trupave amerikane në nivel global dhe është normale që çdo qeveri amerikane të bëjë shqyrtimin e pozicionimit të trupave amerikane në nivel global” tha Gashi.
Gashi, mes tjerash, u shpreh se prezenca e ushtrisë amerikane edhe në kuadër të KFOR-it është ndihmon në stabilitetin dhe sigurinë e Kosovë dhe kjo prezencë në Kosovë është një faktor stabilizues për rajonin dhe parandalues.
“Në këto raport është përmendur mundësia që gjatë rialokimit të trupave amerikane dhe duke ditur konfliktin në Iran, luftën në Gaza natyrisht që bëhet një rishikim i vendosjes së trupave amerikane dhe në raportin e shkurtit është përmendur edhe mundësia e zvogëlimit të trupave nga NATO por edhe nga KFOR-i në Kosovë. Kjo mendoj se ka qenë një nxitje por gjithsesi ne duhet të jemi mirënjohës që mund t’i paraprijë një zvogëlimi të mundshëm të trupave. Impakti është i madh pasi këta janë ligjvënës nga dy parti dhe impakti i sekretarit të shtetit është i madh dhe nuk janë pretendime vetëm mediale por janë raporte të vërteta për atë edhe ky grup i ligjvënësve për fat të mirë vazhdojmë të kemi mbështetjen amerikane. Prezenca e ushtrisë amerikane edhe në kuadër të KFOR-it është ndihmon në stabilitetin dhe sigurinë e Kosovë dhe kjo prezencë në Kosovë është një faktor stabilizues për rajonin dhe parandalues”, u shpreh Gashi.
DOKUMENT / Kongresistë dhe senatorë amerikanë letër Rubios: Mos kufizoni trupat amerikane në Kosovë