Një nënë dhe tre djemtë e saj janë vendosur në paraburgim deri në katër javë nën dyshimin për përfshirje në shpërthimin në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Oslo, njoftoi një gjykatë në Norvegji në një vendim të publikuar të premten.
Ambasada amerikane u godit nga një shpërthim të dielën, ndërsa policia më pas bëri të ditur se kishte arrestuar të dyshuarit, duke i akuzuar për një “bombardim terrorist” me qëllim vrasjen ose shkaktimin e dëmeve të mëdha, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.
Sipas autoriteteve norvegjeze, shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit u shkaktua nga një mjet shpërthyes i improvizuar (IED), i cili dëmtoi hyrjen e seksionit konsullor të ambasadës, por nuk shkaktoi të lënduar.
Njëri nga të dyshuarit ka pranuar se ka vendosur pajisjen shpërthyese, ndërsa tre të tjerët kanë mohuar përfshirjen në këtë rast, kanë bërë të ditur avokatët e tyre.
Nuk ka të lënduar nga shpërthim në Ambasadën e SHBA-së në Oslo
Shpërthimi në ambasadën amerikane në Oslo mund të ketë qenë terrorizëm, thotë policia norvegjeze