Kallas: Marrëveshja për ligjet e të huajve dhe automjeteve krijon moment të ri për dialog

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur sot për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt në Kosovë, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm përpara në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Kallas theksoi rëndësinë e sigurimit të vazhdimësisë së ofrimit të shërbimeve publike dhe falënderoi të gjithë ata që u angazhuan konstruktivisht për realizimin e kësaj marrëveshjeje.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së njoftoi gjithashtu se është e gatshme të organizojë së shpejti një takim të nivelit të lartë për të ndihmuar në avancimin e dialogut.

“Marrëveshja e sotme për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt shënon një hap të rëndësishëm përpara në dobi të të gjithë njerëzve në Kosovë. Është thelbësore të sigurohet vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve publike. Faleminderit të gjithëve që u angazhuan në mënyrë konstruktive për ta bërë këtë të mundur. Duke ecur përpara, zbatimi i marrëveshjeve të kaluara mbetet jetik. Ky progres krijon një moment të ri për dialogun Beograd-Prishtinë, dhe unë jam gati të organizoj një takim të nivelit të lartë së shpejti”, ka shkruar Kallas në X.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika