Gruaja shkon në vizitë te nëna e saj në Gjakovë, dhunohet nga një burrë

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, njoftohet se një grua është dhunuar në Gjakovë gjatë kohës kur ishte në vizitë te nëna e saj.

Ilustrim

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, njoftohet se një grua është dhunuar nga një burrë në Gjakovë, kur kishte shkuar te nëna e saj për vizitë.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se, para disa ditësh kur kishte shkuar te nëna e saj për vizitë, i dyshuari mashkull kosovar e kishte dhunuar dhe sipas viktimës kjo ka ndodhur në mënyrë sistematike. Viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa njësitet policore në konsultim edhe me prokurorin janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar në spital për ekzaminime mjekësore. Viktima kishte raportuar në polici se ngjarja kishte ndodhur në mënyrë sistematike.

Ndërsa, njësitet policore në konsultim edhe me prokurorin janë duke e hetuar rastin.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika