Joan Laporta do të shërbejë si president i Barcelonës deri në vitin 2031, pasi fitoi zgjedhjet e së dielës, duke marrë rreth 69% të votave.
Dhjetëra mijëra tifozë u drejtuan drejt vendvotimeve në Katalonjë për zgjedhjet e shumëpritura, ku Laporta konkurroi me Victor Font, i cili gjatë fushatës u përqendrua tek marrëdhënia e tensionuar e kundërshtarit me Lionel Messin.
Laporta, i cili kishte shërbyer si president i Barça-s nga 2003 deri më 2010 dhe u rizgjodh në 2021, theksoi gjatë gjithë fushatës se ai është i vetmi që mund të sigurojë progresin e vazhdueshëm të klubit në fushë dhe paralajmëroi se nëse Font do të zgjidhej, financat e Barcelonës mund të ktheheshin në një gjendje të rrezikshme.
Ai u pa duke festuar me lojtarët e skuadrës së parë, shumë prej të cilëve votuan pas fitores 5-2 ndaj Sevillës.