Irani kërkon të luajë ndeshjet e Kupës së Botës në Meksikë

Federata Iraniane e Futbollit ka njoftuar se po negocion me FIFA-n për të zhvendosur ndeshjet e Iranit në Kupën e Botës drejt Meksikës për arsye sigurie.

Presidenti i Federatës, Mehdi Taj, në një postim në X ka shkruar se “kur Trump ka deklaruar qartë se nuk mund të sigurojë sigurinë e ekipit kombëtar iranian, ne sigurisht që nuk do të udhëtojmë drejt Amerikës.”

Ai ka shtuar se aktualisht po negociohet me FIFA-n për të zhvilluar ndeshjet e Iranit në Meksikë.

Javën e kaluar, ministri i sportit i Iranit kishte thënë se nuk është e mundur që lojtarët iranianë të marrin pjesë në turne pas sulmeve ajrore të SHBA-së së bashku me Izraelin ndaj Iranit.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se Irani do të ishte “i mirëpritur në Kupën e Botës”, por se nuk e konsideronte të përshtatshme që ata të ishin atje “për jetën dhe sigurinë e tyre”.

Skuadra iraniane ishte planifikuar të luante dy ndeshje grupore në Los Angeles dhe një në Seattle.

Të fundit nga rubrika