Fetoshi për trazirat e marsit 2004: Kombinim i revoltës qytetare dhe elementeve të jashtme të orkestruara

Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride OCTOPUS, Arben Fetoshi, ka komentuar trazirat e marsit 2004 në Kosovë, duke i cilësuar si episodin më të rëndë të vendit pas luftës.

Fetoshi, në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se kjo ngjarje që kërkon analizë të thellë në dy aspekte kryesore e që sipas tij aspekti i parë lidhet me pasojat e drejtpërdrejta të ngjarjeve, ndërsa aspekti i dytë me orientimin dhe shkakun e revoltës qytetare, i cili ngre shumë pyetje mbi atë se kush qëndronte pas këtyre trazirave.

“Mendoj që kemi të bëjmë me episodin më të rëndë të Kosovës së pasluftës i cili duhet të analizohet në dy aspekte – aspekti i parë natyrisht në kuadër të pasojave dhe aspekti i dytë mendoj që lidhet me orientimin e revoltës qytetare dhe kjo normalisht ngre shumë pikëpyetje se kush qëndron prapa krejt pasojave të cilat quan në kornizimin e këtyre ngjarjeve si pjesë e një pogromi siç thotë propaganda serbe sot e kësaj dite të cilat në një farë mënyre etiketuan dështimin e komunitetit ndërkombëtarë dhe të institucioneve të Kosovës në parandalimin dhe menaxhimin e dhunës së këtyre dy ditëve”, tha Fetoshi.

Ai theksoi se pakënaqësia qytetare ishte akumuluar për një kohë të gjatë, veçanërisht për shkak të vonesave në adresimin e çështjes së statusit politik të Kosovës, ndërsa ngjarja që ndezi dhunën ishte mbytja e tre fëmijëve shqiptarë të ndjekur nga një grup serbësh në Mitrovicë.

“Nëse i referohemi orientimit të pakënaqësisë qytetarë e cila ishte akumuluar ndërkohë që bëhej fjalë për një zvarritje të adresimit të çështjes së statusit politik të Kosovës dhe pikënisja që ka të bëjë me mbytjen e tre fëmijëve shqiptarë të ndjekur nga një grup serbesh atje – normalisht që pikëpyetjet duke pasur mos-përfundimin e çështjeve hetimore dhe pa qartësimin e plotë të të gjitha këtyre elementeve që e karakterizojnë 17 dhe 18 marsin e vitit 2004 – sipas vlerësimit të Institutit Octopus kemi të bëjmë më një skenar kosto-përfitim sepse skenari ndërlidhet me disa elemente që nuk mund të pretendojmë t’ia vejmë pikën por nëse është konfirmuar nga vetë Goran Bogdanovic ish-ministër për Kosovën në Serbi që pati deklaruar se ka ardhur me 30 efektivë të armatosur në Graçanicë atë kohë ose nëse e shohim sot që ish-pjesëtarë të MUP-it marrin pjesë në ceremoni përkujtimore në Mitrovicë dhe nëse i referohemi raportimeve se një numër i caktuar të dyshimtë të infiltruar nga BIA serbe është orientimi i revoltës qytetare”, u shpreh Fetoshi.

 

 

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika