Gjendja e 5-vjeçarit nga Lipjani e rëndë, vizitohet nga ministri Vitia

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka dhënë informacione mbi gjendjen e një fëmije 5-vjeçar nga Lipjan, i cili po trajtohet në gjendje të rëndë në Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Sipas njoftimit, fëmija është pranuar me plagë të rënda në të dy shputat e këmbëve, duke shfaqur ndryshime gangrenoze, dhe me dyshime për kequshqyerje, po ashtu ai kishte gjithashtu vështirësi në komunikim.

“Pas pranimit në Emergjencën Qendrore, gjendja e fëmijës u vlerësua si e rënduar, dhe menjëherë u realizuan konsultat e nevojshme nga kirurgu plastik dhe pediatri, të cilët rekomanduan hospitalizimin urgjent në Klinikën e Pediatrisë, në repartin e Kujdesit Intensiv Pediatrik”, bën të ditur njoftimi.

Për shkak të dyshimeve për keqtrajtim, rasti është raportuar tek autoritetet kompetente, duke përfshirë Policinë dhe punonjësit socialë, në përputhje me procedurat ligjore.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së, aktualisht fëmija po trajtohet nga një ekip multidisiplinar dhe ndodhet në gjendje të rëndë, por me parametra vitalë stabil. Trajtimi përfshin ekzaminime laboratorike dhe imazherike, ndërsa plagët po trajtohen intensivisht nga kirurgë vaskularë, plastikë dhe ortopedë.

Për shkak të gjendjes psikologjike të fëmijës, në procesin e trajtimit janë përfshirë gjithashtu psikologu, psikiatri i fëmijëve dhe punëtori social. Fëmija ndodhet pa përcjellje nga prindërit apo kujdestari ligjor dhe mbikëqyret vazhdimisht nga stafi mjekësor dhe punonjësit socialë.

Njoftohet gjithashtu se fëmija është vizituar nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, për të parë gjendjen shëndetësore nga afër. Në koordinim me ministrin e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, dhe me Qendrën për Punë Sociale në Komunën e Lipjanit, pritet që të merren të gjitha hapat e nevojshëm për mbrojtjen ligjore dhe sociale të fëmijës.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika