Festa e Bajramit, Tërnava uron besimtarët: Le të jetë burim gëzimi, paqeje dhe shprese për të gjithë ju

Në ditën e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, iu është drejtuar besimtarëve myslimanë me një mesazh urimi me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Në mesazhin e tij, Tërnava theksoi se pas një muaji përkushtimi, sakrifice dhe devocioni, besimtarët e presin me gëzim të madh këtë festë, të cilën e cilësoi si kurorë të rrugëtimit shpirtëror gjatë Ramazanit.

Ai vlerësoi se ky muaj shërbeu si një shkollë e edukimit shpirtëror dhe moral, duke forcuar lidhjen e besimtarëve me Zotin dhe me njëri-tjetrin, si dhe duke rritur ndjenjën e solidaritetit dhe dhembshurisë ndaj atyre në nevojë.

Duke folur për domethënien e Bajramit, Tërnava theksoi se kjo festë përçon mesazhe paqeje, faljeje dhe dashurie, si dhe nxit bashkimin, pajtimin dhe humanizmin në shoqëri.

Në mesazhin e tij, ai bëri thirrje për më shumë kujdes ndaj shtresave në nevojë, përfshirë të varfrit, jetimët, të moshuarit dhe të sëmurët, duke theksuar se humanizmi është detyrim moral dhe shpirtëror për çdo besimtar.

Po ashtu, Myftiu i Kosovës u ndal edhe te situata globale, duke theksuar nevojën për paqe në një kohë kur bota po përballet me konflikte dhe luftëra. Ai u lut që të ndalen vuajtjet dhe të mbizotërojë mirëkuptimi mes njerëzve.

Tërnava uroi të gjithë besimtarët për Fitër Bajramin, duke shprehur urime të veçanta për bashkatdhetarët në mërgatë.

“Le të jetë kjo festë burim gëzimi, paqeje dhe shprese për të gjithë ju dhe familjet tuaja”, ka theksuar ai para mediave.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika