10 cent për çdo litër qumështi, Komuna e Mitrovicës mbështet fermerët

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka njoftuar për një masë të re mbështetëse për fermerët lokalë, duke bërë të ditur se për herë të parë do të subvencionohet prodhimi i qumështit.

Peci bën të ditur se fermerët do të përfitojnë 10 cent për çdo litër qumështi të prodhuar, njofton Dukagjini.

Tutje, ai thekson se kjo mbështetje synon të inkurajojë prodhimin vendor dhe të ndihmojë zhvillimin e bujqësisë në komunë, duke e cilësuar këtë sektor si prioritet.

“”10 cent subvencionim për çdo litër qumështi të prodhuar për fermerët. Nga 0 cent në 10 cent për herë të parë, fermerët e Komunës së Mitrovicës do të subvencionohen për çdo litër qumësht. Mbështetja për fermerët do të jetë e vazhdueshme dhe meritore. Zhvillimi i bujqësisë është prioriteti ynë. Ky vendim është vetëm fillimi i mbështetjes serioze në bujqësi”, ka shkruar Peci.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika