Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj stërvitjeve ushtarake të Serbisë në Komunën e Bujanocit, pranë kufirit me Kosovën, duke i cilësuar ato si një çështje me rëndësi për mjedisin e sigurisë në rajon.
Sipas Kamberit, aktivitetet ushtarake pranë zonave të banuara, sidomos ato që përfshijnë kapacitete ajrore, ndikojnë në perceptimet e sigurisë së komuniteteve lokale, veçanërisht të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, dhe mund të rrisin tensionet ndërmjet akterëve lokalë.
“Aktivitetet e tilla, veçanërisht kur zhvillohen pranë zonave të banuara dhe përfshijnë kapacitete ajrore, ndikojnë në perceptimet e sigurisë së komuniteteve lokale, në veçanti të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në kontekstin e sigurisë rajonale, këto zhvillime mund të interpretohen si faktorë që ndikojnë në rritjen e tensioneve dhe në uljen e besimit ndërmjet aktorëve lokalë”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka theksuar se stabiliteti afatgjatë në Ballkanin Perëndimor kërkon veprime të përmbajtura, dialog konstruktiv dhe transparencë, si dhe rol aktiv të bashkësisë ndërkombëtare.
Kamberi ka potencuar se rritja e prezencës së KFOR-it është e domosdoshme dhe ka sugjeruar që NATO të rishikojë vendimin për Zonën Toksore të Sigurisë, për shkak të provokimeve të vazhdueshme të regjimit të Vuçiqit ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në Luginë.
“Nuk përbën kërcënim”, KFOR-i thotë se stërvitja e ushtrisë serbe është aktivitet rutinë