Ambasada e SHBA-së në Kosovë shpërndan urimin e Trump për Bajram

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka publikuar një mesazh urimi nga presidenti amerikan Donald Trump, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Në mesazhin e tij, Trump u ka dërguar urimet më të mira të gjithë besimtarëve myslimanë që festojnë përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, njofton Dukagjini.

Ai thekson se Fitër Bajrami bashkon familjet, miqtë dhe komunitetet në frymën e solidaritetit dhe përkushtimit shpirtëror.

Tutje, në këtë urim theksohet se liria fetare mbetet një nga vlerat kryesore në SHBA, duke shtuar se administrata amerikane angazhohet çdo ditë për ta mbrojtur atë.

“Unë dhe Zonja e Parë u dërgojmë urimet tona më të mira çdo amerikani që feston Fitër Bajramin. Fitër Bajrami, i njohur edhe si Festa e Çlirimit të Agjërimit, bashkon familjet, miqtë dhe komunitetet myslimane në nder të përkushtimit të tyre shpirtëror në përfundim të Ramazanit. Ai shërben gjithashtu si një kujtesë e parimit themelor amerikan të lirisë fetare, për të cilin Administrata ime po lufton çdo ditë. U përcjellim urimet tona më të ngrohta për një Fitër Bajram të bekuar të gjithë atyre që festojnë”, thuhet në këtë mesazhin e Trumpit.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika