Trump: SHBA-të do të “shkatërrojnë” termocentralet e Iranit nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet para afatit 48-orësh

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se SHBA do të “shkatërrojë” centralet elektrike të Iranit nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet brenda një afati prej 48 orësh.

Trump i ka vendosur Iranit një afat prej 48 orësh për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, por nëse nuk ndodh kjo ai thotë se SHBA do të “shkatërrojë” centralet elektrike iraniane, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Në kohë paqeje, rreth 20% e dërgesave botërore të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm (LNG) kalojnë përmes kësaj ngushtice, duke e bërë atë jetike për furnizimet globale të energjisë.

“Nëse Irani nuk e hap plotësisht, pa kërcënime, Ngushticën e Hormuzit, brenda 48 ORËVE nga ky moment i saktë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të godasin dhe do të shkatërrojnë centralet e tyre të ndryshme ELEKTRIKE, duke filluar me më të madhin!”

Teherani thotë se do të shënjestrojë objekte energjetike të lidhura me SHBA-në në të gjithë rajonin e Gjirit nëse sulmohet, sipas mediave shtetërore iraniane.

Bllokada e Iranit dhe sulmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit kanë bërë që çmimet e naftës të rriten ndjeshëm në javët e fundit.

Trump i jep Iranit ultimatum prej 48-orësh për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Të fundit nga rubrika