Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pranuar një mori urimesh nga liderë dhe përfaqësues ndërkombëtarë, pas fitores në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025 dhe zgjedhjes për një mandat të ri në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në mesin e atyre që e kanë uruar Kurtin janë kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babiš, kryeministri i Luksemburgut, Luc Frieden, si dhe ambasadori jorezident i Katarit, Jabor bin Ali Al Dosari, njofton Dukagjini.
Urimet kanë ardhur gjithashtu nga përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe nga figura politike dhe shoqërore.
“Krahas vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit me shtetet, institucionet dhe organizatat përkatëse, elemente thelbësore në urimet e pranuara nga kryeministri Kurti ishin mbështetja për integrimin euro-atlantik, reformat, luftimin e korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.