Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja ka theksuar rëndësinë strategjike të pyjeve për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e kësaj dite, Muja mori pjesë në aksionin simbolik të mbjelljes së fidanëve, duke theksuar rëndësinë e shtimit të sipërfaqeve të gjelbra dhe ndërgjegjësimit për mbrojtjen e pyjeve.

Muja vuri në dukje se pyjet dhe tokat pyjore mbulojnë rreth 46% të territorit të Kosovës, duke përbërë një potencial të rëndësishëm kombëtar që kërkon mbrojtje dhe menaxhim të qëndrueshëm, njofton Dukagjini.

Ai theksoi se pyjet luajnë rol kyç në mbrojtjen e tokës, ujit dhe ajrit, në ruajtjen e biodiversitetit dhe në luftimin e ndryshimeve klimatike, si dhe krijojnë mundësi të rëndësishme për zhvillim ekonomik, punësim dhe turizëm rural.

“Ruajtja dhe zhvillimi i qëndrueshëm i pyjeve mbetet një nga prioritetet tona kryesore. Pyjet janë pasuri kombëtare që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve dhe në mbrojtjen e mjedisit. Prandaj, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e ka vendosur sektorin e pyjeve si prioritet të qartë. Në këtë drejtim, sot kam marrë vendim për shpërndarjen pa pagesë të rreth 500,000 fidanëve për institucione, shkolla, organizata dhe qytetarë, me qëllim rritjen e sipërfaqeve të gjelbra dhe përmirësimin e mjedisit”, ka thënë Ministri Muja.

Po ashtu, ai ka theksuar se gjatë vitit 2026 do të ndërmarrin hapa konkretë për zhvillimin e sektorit pyjor.

“Hapat që do t’i ndërmarrin janë pyllëzimi i rreth 97 hektarëve tokë me mbi 250,000 fidanë, krijimin i kadastrit pyjor për tokat publike, hartimi i planeve menaxhuese për rreth 30,000 hektarë pyje, si dhe miratimi i programeve dhe planeve zhvillimore për sektorin pyjor”, ka treguar Muja.

Ndër tjerash, ai ka theksuar se qëllimi i tyre është i qartë, që të mbrojnë pyjet, të rrisin sipërfaqet e gjelbra dhe ta zhvillojnë këtë sektor në përputhje me standardet evropiane.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika