Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Rakinicë të Skenderajt

Foto ilustruese

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Rakinicë, në komunën e Skenderajt.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Avni Zahiti, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën rajonale Skenderaj–Klinë, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rrethanat e aksidentit.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika