As kryesuesit e ri të KPK-së nuk e kanë urgjente çështjen e Kryeprokurorit të Shtetit

Urgjente po konsiderohet hapja e konkursit të ri për kryeprokuror të shtetit, ndërkohë që kryesuesi i ri nuk tregon se çfarë qëndrimi ka në lidhje me këtë çështje, që ka mbetur pezull nga viti 2023 kur Vjosa Osmani nuk e dekretoi Blerim Isufajn

Në paraqitjen e vizionit të tij ditën kur u zgjodh kryesues i Këshillit Prokurorial, Arian Gashi nuk e përmendi asnjë fjalë për çështjen e kryeprokurorit të shtetit.

Gashi vazhdon të mos e thotë asnjë fjalë edhe më tutje për këtë çështje.

Televizioni i ka dërguar pyetje atij për të kuptuar qëndrimin sa i përket zgjidhjes për pozitën e kryeprokurorit të shtetit, që tash e katër vite është më ushtrues detyre.

Por përgjigja ka munguar, e as përfaqësues të zyrës për media nga ky institucion, nuk u përgjigjen për disa ditë për këtë temë.

Por, urgjente hapjen e një konkuri të ri për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, e konsiderojnë në Institutin e Kosovës për Drejtësi.

“Tash po bëhen katër vite që kur Kosova është pa kryeprokuror të shtetit. Dhe tash aktualisht jemi në fazën kur reforma në Këshillin Prokurorial të Kosovës sipas përbërjes së re është jetësuar dhe nevojitet vetëm edhe një anëtar që të zgjidhet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Megjithatë, ka kourum të mjaftueshëm për të funksionuar”, ka deklaruar Gzim Shala – Hulumtues në IKD.

Mos hapjen e një konkursi të ri pas mos dekretimit nga presidentja të Blerim Isufajt, Shala e konsideron papërgjegjësi totale nga ana e anëtarëve të KPK-së.

“Si efekt i jetësimit të reformës së re në Këshillin Prokurorial të Kosovës, Instituti i Kosovës për Drejtësi i ka rekomanduar Këshillit Prokurorial të Kosovës që ndër veprimet e para të saj duhet të jetë shpallja e një konkursi të ri për kryeprokuror të shtetit, dhe zhvillimi i një procesi transparent, të barabartë dhe meritor për këtë pozitë, në mënyrë që emri i ri i kryeprokurorit të shtetit të mos dalë nga një proces me integritet të kontestuar”, ka deklaruar Shala.

Arian Gashi erdhi në krye të Këshillit Prokurorial, më 13 mars të këtiji viti, pas skadimit të mandatit të Ardian Hajdarajt.

Në mbledhjen e fundit, Këshilli, ka miratuar disa rregullore të plotësuara e ndryshuara pas ndryshimeve ligjore që hynë në fuqi vitin e kaluar, si edhe filluan procedurat për themelimin e komisioneve, si ai për çështje normative, por puna ngeci në kompletimin e atij për vlerësimin e prokurorëve, pas refuzimit të Milot Krasniqit që të emërohet në pozitën e zëvendëskryesuesit.

Mandati i drejtorit të AKI-së afër fundit, raportet Osmani-Kurti vënë në dilemë hapat tutje

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika