Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se viktima, 73-vjeçare, ka ndërruar jetë rreth orës 03:00 të mëngjesit, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.
Sipas njoftimit, dy pacientet – njëra e lindur në vitin 1953 dhe tjetra 31-vjeçare – janë pranuar në Qendrën Emergjente në gjendje shumë të rëndë dhe jo stabile, si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit. Të dyja janë intubuar dhe janë vendosur në frymëmarrje të asistuar.
Njëra nga to është dërguar në sallën operative, ku është trajtuar nga ekipet e Neurokirurgjisë dhe Anestezionit, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Ndërkohë, gjendja e pacientes tjetër vazhdon të mbetet shumë e rëndë dhe ajo po trajtohet nën kujdes intensiv mjekësor.
Çfarë dihet për vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy grave në Podujevë?
