
Scardian Sigurime ka njoftuar nisjen e një bashkëpunimi të rëndësishëm me Swisscontact, në kuadër të projektit Matching Skills to Jobs (MSJ), me synim zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe forcimin e lidershipit brenda organizatës.
Ky partneritet përbën një hap strategjik në investimin e vazhdueshëm të kompanisë në kapitalin njerëzor, duke synuar rritjen e performancës organizative dhe avancimin e standardeve në industrinë e sigurimeve në Kosovë.
Në këtë kuadër, do të zbatohet një program i personalizuar për zhvillimin e lidershipit (Leadership Development Programme), i cili është dizajnuar për të adresuar nevojat specifike të ekipit dhe për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm profesional. Programi synon të përmirësojë aftësitë menaxheriale të stafit drejtues, të forcojë lidershipin në të gjitha nivelet e organizatës, si dhe të rrisë cilësinë e vendimmarrjes strategjike dhe efektivitetin operacional.
Sipas kompanisë, ky program nuk do të ndikojë vetëm në zhvillimin e brendshëm të ekipit, por do të reflektohet drejtpërdrejt edhe në përvojën e klientëve, përmes ofrimit të shërbimeve më cilësore, inovative dhe të orientuara drejt nevojave reale të tregut.
Programi do të realizohet në partneritet me Cegos Group, një nga ofruesit më të njohur ndërkombëtarë të trajnimeve dhe zhvillimit profesional, duke garantuar zbatimin e praktikave bashkëkohore dhe standardeve më të larta ndërkombëtare.
Nga Scardian Sigurime theksojnë se zhvillimi i kapitalit njerëzor mbetet një nga shtyllat kryesore të suksesit afatgjatë. Ky bashkëpunim me Swisscontact, sipas tyre, përforcon angazhimin për ndërtimin e një organizate të qëndrueshme, inovative dhe të orientuar drejt ekselencës në shërbim.
Në fund, kompania ka shprehur mirënjohje për Swisscontact për mbështetjen në këtë iniciativë, e cila kontribuon në avancimin e praktikave moderne të menaxhimit dhe në zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, në përputhje me vizionin e grupit Fundway.



