Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua në Gjakovë.
Rasti është raportuar gjatë mbrëmjes të së hënës.
Viktima është intervistuar nga policia, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin viktima është intervistuar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet nga Policia.