Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka kujtuar sot 27-vjetorin e bombardimeve të NATO-s, që ndaloi fushatën e dhunës dhe spastrimit etnik të Slobodan Milosheviqit ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Hoxha e ka quajtur këtë moment “përcaktues në histori”, duke theksuar se solidariteti ndërkombëtar dhe humanitar, si ai i Shqipërisë që priti refugjatë dhe të zhvendosur, tregoi përgjegjësinë për të mbrojtur jetët e pafajshme.
Ai shtoi se sot Kosova është e lirë dhe e pavarur, një dëshmi e qëndresës dhe sakrificës së popullit të saj, ndërsa Shqipëria vazhdon të qëndrojë si një anëtare e NATO-s, duke mbështetur rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës.