Hamza: Krerët e UÇK-së po trajtohen sikur të mos kishte ekzistuar arsyeja për ndërhyrjen e NATO-s

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përkujtuar sot 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, duke vlerësuar rolin vendimtar të Aleancës Veriatlantike në ndalimin e masakrave dhe krimeve sistematike të regjimit të Millosheviqit ndaj shqiptarëve.

Në një postim në Facebook, Hamza tha se bombardimet e NATO-s u koordinuan me UÇK-në dhe krerët e saj – Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin – të cilët sot po gjykohen në Hagë “dhe po trajtohen sikur të mos kishte ekzistuar arsyeja për ndërhyrjen e NATO-s”.

“Bombardimet e NATO-s u koordinuan edhe me UÇK-në, me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarët e tyre, aleatët tokësorë të NATO-s, të cilët sot po gjykohen në Hagë dhe po trajtohen sikur të mos kishte ekzistuar arsyeja për ndërhyrjen e Aleancës Veriatlantike”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar se mirënjohja ndaj NATO-s është e përjetshme, sepse ato ditë vendosën fatin e Kosovës dhe shënuan rrugën drejt lirisë.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika