Biletat për ndeshjen që përfaqësuesja e Kosovës do të luajë më 31 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” u shiten të gjitha vetëm rreth tre orë pas daljes në shitje.
Lajmin e bëri të ditur Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) të martën pasdite.
Ndërkohë, ende nuk dihet kundërshtari i Kosovës dhe rëndësia e ndeshjes.
Nëse Kombëtarja fiton të enjten ndaj Sllovakisë në Bratislavë, ndeshja e 31 marsit do të jetë finale e plejofit për kualifikim në Botëror.
Nëse mposhtet, atëherë takimi do të zhvillohet si miqësor, me kundërshtare të mundshme Turqinë ose Rumaninë.
Çmimet e biletave varionin nga 10 deri në 30 euro, ndërsa për zonën VIP bileta kushtonte 100 euro.