Çmimet rekorde të naftës, opozita e ekspertët – Qeverisë: Uleni TVSH-në e akcizën

Derisa institucionet e eliminojnë uljen e TVSH-së dhe të akcizës, që të ulet edhe çmimi i karburanteve që ka prekur shifra rekorde, opozita por edhe njohës të fushës, vlerësojnë që kjo është forma e vetme që qytetarëve t’u lehtësohet barra e pagesave që konsiderohen enorme. Çmimi i naftës ka shkuar deir në 1 euro e 80cent për litër.

Përballë rritjes së vazhdueshme të çmimeve të karburanteve, shteti duket se do të vazhdojë të mbetet vetëm monitorues.

Përkundër kërkesave, ministrja e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, në deklarimin fundit tha që nuk kanë gjë në dorë eliminoi si mundësi edhe uljen apo heqjen e TVSH-së ose edhe akcizës.

“TVSH-ja asnjëherë nuk ka qenë opsion për shkak se është shumë problem të përcillet TVSH-ja, pasi që është tatimi i vlerës së shtuar, është ajo çfarë paguhet nga qytetarët, do të thotë nga secili konsumator fundor. Sepse mund të përfundojmë në situatë ku TVSH-hiqet, por operatorët nuk e ulin çmimin…”, ka thënë Kusari-Lila.

Por, nga opozita, vlerësojnë që zgjidhja e përkohshme është pikërisht tek këto dy veprime.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, i cili deri vonë ishte kryetar i Odës Ekonomike, e shpjegoi në përqindje ndikimin direkt të një vendimi eventual.

“Nëse TVSH ulet nga 18% → 8% dhe Akciza përgjysmohet Çfarë fiton qytetari?

Nga TVSH → kursen 17 cent/litër Nga akciza → kursen 17.5 cent/litër Totali: 35 cent më lirë për çdo litër!”

Me gjithë vështirësitë ligjore, kështu mendon edhe ish-drejtori i autoritetit të konkurrencës.

“Nëse këto dy norma ulen në një shkallë të caktuar, atëherë qytetari mund të ketë çmim më të përballueshëm”, ka thënë Valon Prestreshi.

Kjo formë e menaxhimit të krizës, gjen zbatim edhe në shtete të tjera, sipas një profesori të ekonomisë Fidan Qerimi.

“Pasi të kalon kjo krizë, të kthehemi prapë në gjendjeje e mëparshme, sepse planifikimet buxhetore janë, duke pas parasysh këto të hyrat”, ka thënë Qerimi.

Së fundmi, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, e uli TVSH-në për derivate nga 18 në 10 për qind. Ndërsa Shqipëria, siç  bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë fundjavës, mori një sërë vendimesh, përfshirë edhe uljen e akcizës për 20%.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika