Gjatë ditës së mërkurë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet nga 12 në 16 gradë.
Bëhet e ditur se era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.