Prokuroria Themelore në Pejë pritet të procedojë gjithsej 31 kallëzime penale ndaj më shumë se 200 personave, të dyshuar për përfshirje në falsifikim dhe manipulim të rezultateve zgjedhore për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se rastet lidhen me ndërhyrje të dyshuara në procesin e numërimit dhe evidentimit të votave.
Sipas tij, në mesin e të dyshuarve janë kryesues të vendvotimeve dhe komisionerë që kanë qenë drejtpërdrejt të përfshirë në administrimin e procesit zgjedhor.
