Kombëtarja e Kosovës në futboll ka udhëtuar drejt Bratisllavës, ku të enjten do të përballet me Sllovakinë në ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Përballja zhvillohet nga ora 20:45 dhe është shumë e rëndësishme për “Dardanët”, për rrugën drejt kualifikimit.
Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se skuadra është e përgatitur dhe maksimalisht e motivuar për këtë sfidë, me synimin për të vazhduar formën pozitive dhe për të siguruar një rezultat të madh.