Komisioni për Buxhet mblidhet sot, në rend dite miratimi i buxhetit të Zubin Potokut

Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.

Komisioni për Buxhet në Kuvendin e Kosovës do të mblidhet të premten në orën 14:00, ku në rend dite janë disa pika financiare dhe projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë.

Në këtë mbledhje, anëtarët e komisionit do të shqyrtojnë fillimisht miratimin e rendit të ditës dhe procesverbalin e datës 13.02.2026, për të vijuar më pas me shqyrtimin e Buxhetit të Komunës së Zubin Potokut për vitin 2026.

Po ashtu, në rend dite janë edhe disa projektligje për kredi ndërkombëtare.

“Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-013 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë “projekti i rrugës me shpejtësi të lartë Prishtinë-Mitrovicë” (kredi shtesë) ndërmjet Fondit Saudit për Zhvillim dhe Republikës së Kosovës;
5.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-011 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale;
6.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-014 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujeve”
7.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-012 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për projektin e Efiçencës së Energjisë në ndërtesa publike”, thuhet në njoftim.

Në fund të mbledhjes është paraparë edhe pika “të ndryshme”.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika