Azemi: KEDS-i po vjedh qytetarët me njehsorë elektrikë, duhet të jepet përgjegjësi

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbajtur një konferencë për media para objektit të KEDS-it dhe KESCO-s, ku ka akuzuar për manipulim të të dhënave dhe për përfitime të paligjshme nga qytetarët përmes njehsorëve elektrikë.

Ai ka deklaruar se kanë dëshmi të mjaftueshme që, sipas tij, tregojnë se kanë manipuluar dhe vjedhur qytetarët me njehsorë elektrikë.

Azemi ka paralajmëruar se do të kërkojë takim me menaxhmentin e KEDS-it për të paraqitur faktet që, sipas tij, dëshmojnë shkelje dhe mund të përbëjnë vepër penale.

Azemi po ashtu ka kritikuar edhe ZRrE, duke thënë se nuk e ka monitoruar siç duhet zbatimin e vendimeve për tarifat e energjisë elektrike dhe se duhet të mbajë përgjegjësi institucionale.

“Dua t’i dorëzojë këto dëshmi dhe t’ju tregoj që faktet nuk rrejnë, këta po rrejnë sepse kanë inkasu të hyra, mjete financiare paligjshëm ndaj qytetarëve të Kosovës, dhe kanë dalë kanë thënë që po manipulohen të dhënat. Nuk po manipulohen të dhënat. Tash do të hy dhe do të kërkojmë takim me menaxhmentin e KEDS-it edhe me iu shpjegu me iu dhënë këto fakte, pra kjo është vepër penale, këtu duhet me dhënë përgjegjësi, e prej këtu duhet me shku edhe te zyrat e ZRrE-së sepse nuk e kanë monitoru implementimin e vendimeve për tarifat e qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Azemi para mediave.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika