Kriza në Lindjen e Mesme, anulohen fluturime dhe rriten çmimet e biletave ajrore

Kriza e vazhdueshme mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit po shkakton ndërprerje të mëdha në trafikun ajror global, me shumë udhëtarë që nuk po mund të udhëtojnë sipas planeve të tyre për shkak të mbylljes së disa qendrave kryesore të fluturimeve, përfshirë Dubain, Dohën dhe Abu Dhabin.

Kompania ajrore Wizz Air ka pezulluar fluturimet drejt Izraelit deri më 29 mars, ndërsa fluturimet nga destinacionet evropiane drejt Dubait, Abu Dhabit, Amanit dhe Xhedahut janë ndalur deri në mes të shtatorit.

Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), çmimi i karburantit për avionë është dyfishuar që nga fillimi i konfliktit, raporton The Guardian.

Edhe kompania United Airlines ka njoftuar se do të reduktojë fluturimet për shkak të rritjes së kostos së karburantit.

“Realiteti është se çmimi i karburantit për avionë është më shumë se dyfishuar në tre javët e fundit. Nëse çmimet mbeten në këtë nivel, kjo do të thotë rreth 11 miliardë dollarë shpenzime shtesë në vit vetëm për karburant,” ka deklaruar CEO i kompanisë, Scott Kirby.

Sipas analizës së Deutsche Bank, çmimi mesatar i biletave ajrore për shumicën e kompanive ka shënuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të fundit nga rubrika