Kurti takon Macron në Paris, kërkon mbështetje për integrimin evropian dhe sigurinë në rajon

Kryeministri Albin Kurti, është pritur në takim nga Presidenti i France, Emmanuel Macron, në Pallatin Elysee në Paris, ku zhvilluan një drekë pune dhe diskutuan për bashkëpunimin bilateral dhe çështjet e sigurisë në Evropë.

Presidenti Macron e uroi Kurtin për rizgjedhjen dhe mandatin e ri në krye të qeverisë, ndërsa kryeministri kosovar falënderoi Francën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

Në takim morën pjesë edhe Ministri i Deleguar francez për Evropën, Benjamin Haddad, Ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi, si dhe Konsulli i Përgjithshëm në Strasburg, Lulzim Hiseni.

Gjatë bisedimeve u theksua roli i rëndësishëm i NATO dhe i misionit të KFOR-it në garantimin e sigurisë në Kosovë, si dhe kontributi i misioneve të Bashkimi Evropian.

Kryeministri Kurti theksoi se Kosova mbetet e harmonizuar plotësisht me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, duke nënvizuar progresin në reformat e brendshme dhe duke kërkuar mbështetjen e Francës për integrimin evropian dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Në takim u diskutua gjithashtu për dialogun me Serbia, sigurinë rajonale në Ballkan dhe bashkëpunimin me aleatët euro-atlantikë. Po ashtu, u trajtuan temat e investimeve në arsim dhe organizimi i forumeve të përbashkëta ekonomike Kosovë–Francë.

Të fundit nga rubrika