Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se vendi i tij do të ndërmarrë një përgjigje të fortë në rast se infrastruktura apo qendrat ekonomike iraniane bëhen objektiv sulmesh.
Në një reagim të publikuar në platformën X, ai theksoi se Irani nuk ndërmerr sulme parandaluese, por do të kundërpërgjigjet me forcë ndaj çdo kërcënimi që prek interesat strategjike të vendit.
Pezeshkian u dërgoi gjithashtu një mesazh vendeve të rajonit, duke i paralajmëruar që të mos lejojnë përdorimin e territoreve të tyre për operacione kundër Iranit.
“Nëse synoni zhvillim dhe siguri, mos u jepni hapësirë armiqve tanë që të zhvillojnë luftë nga tokat tuaja”, theksoi ai përcjell Dukagjini.
